Lajçak bën thirrje për shtensionim të situatës në veri

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, shprehu shqetësim për situatën në veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti për automjetet e Serbisë.

“Jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për shtensionim urgjent. Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes”, shkroi Lajçak në Twitter.

Ai tha se i ka njoftuar ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së për situatën në veri të Kosovës dhe përsëriti gatishmërinë e institucioneve evropiane për të lehtësuar bisedimet “për të gjitha çështjet e hapura” në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të martën se policët e Kosovës janë “në nivel të detyrës dhe po kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia kërkon tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu.

rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>