Lajçak: Me kryenegociatorët u pajtuam për zbatim të marrëveshjes

Lajcak I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se java që po lëmë pas, ka qenë e ngarkuar me takimin, i cili u zhvillua në Bruksel, në kuadër të kryenegociatorëve në dialogun Kosovë Serbi.

 

Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka thënë se të dy palët në kuadër të takimit diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale. Lidhur me këtë takim, Lajçak e ka informuar edhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

” Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim. Unë jam shumë mirënjohës për partneritetin dhe koordinimin e fortë me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Dialogun”, ka shkruar Lajçak.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>