Lajçak sot në Prishtinë, takime me opozitën

lajcakEmisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se çështja e personave të pagjetur vazhdon të jetë urgjente.

Ai këtë deklaratë e bëri pas vizitës së tij në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur në Prishtinë dhe pasi pa një shfaqje për këtë temë.

Lajçak gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e dialogut me Serbinë.

Lajçak ka thënë se e ka përgëzuar Kurtin për arritjen e marrëveshjes për energjinë.

Gjatë vizitës në Kosovë, Lajçak do të takohet edhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcak, do qëndrojë deri  nesër në Kosovë.

rtk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>