Peach: E ardhmja e Kosovës është një republikë shumetnike

PeachI dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e një republike shumetnike. Ai ka shprehur mbështetje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nga i cili, do të përfitonte i gjithë rajoni.

 

Peach ka theksuar se është i vetëdijshëm që rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të jetë vatër e destabilizimit.

“Nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të përfitojnë të gjithë qytetarët e të dy vendeve, si dhe rajoni më i gjerë, përfshirë Kroacinë, dhe e ardhmja e Kosovës është që ajo të bëhet një ‘republikë multietnike’ “, ka thënë Peach, në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve, “Hina”.

Peach e ka quajtur “incident të rëndë” sulmin në Banjskë më 24 shtator, në të cilin mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku. Ai ka deklaruar se sasia e armëve të gjetura mund të jetë destabilizuese për Kosovën dhe për këtë arsye, vlerësoi veprimet profesionale dhe të koordinuara të Policisë së Kosovës.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>