Përfundon e qetë protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut

protesta(E plotësuar, ora 13:05)  Ka përfunduar e qetë protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut. Në këtë protestë kanë mbajtur fjalime liderët politik të serbëve të Kosovës, të cilët kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre. Po ashtu në protestë ka folur edhe ish-komandanti i Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

 

Goran Rakiq, në fjalimin e tij, ka thënë se nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës, deri sa të realizohen kërkesat e tyre.

 

Filloi protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut|Foto

(E plotësuar, ora 12:10) Ka filluar protesta e serbëve në sheshin `Car Llazar` në Mitrovicën e Veriut.

Gazetari i RTK-së, Hysni Demaku raporton se tani kanë filluar fjalimet në këtë protestë.

 

Serbët mblidhen në sheshin `Car Llazar` në Mitrovicën e Veriut`|Foto

Serbët tashmë janë mbledhur në sheshin `Car  Llazar`. Në orën 12 pritet të ju drejtohen përfaqësuesit politikë serb, raporton RTK.

Jo zyrtarisht bëhet  e ditur se para tyre do të flas kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq.

Ndryshe kjo protestë mbahet pas vendimit për tu larguar nga institucionet e Kosovës. Sot kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë dhënë dorëheqje para kuvendeve përkatëse. Njëjtë kanë vepruar edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>