Qeveria mbron veglat e saj

personat-pergjegjes-qeverise-ksQeveria e Kosovës, në burgjet e së cilës vdesin dhunshëm aktivistë politikë nën akuza të rrejshme, sot paska dalë në mbrojtje të veglave të veta.

Kjo qeveri e cila nuk ka dhënë kurrë llogari për politikat e dështuara të saj, që e kanë dobësuar Kosovën së jashtmi dhe e kanë përçarë atë së brendshmi, mbron shërbëtorët e vet më besnikë.

Kjo qeveri e cila e ka lënë popullin tonë pa bukë, pa punë e pa arsim, sot i quan 12 fajtorët për vdekjen e dhunshme në burg të Astrit Deharit, qytetarë. Duke i quajtur qytetarë 12 përgjegjësit për humbjen e një të pafajshmi, qeveria synon t’i shfajësojë ata. Duke i thënë qytetarë 12 funksionarëve, qeveria po dëshiron të ngarkojë me faj gjithë qytetarët e Kosovës, për të mos e marrë fajin vetë.

Qytetarët e Kosovës nuk janë kriminelë me pushtet. Qytetarët e Kosovës janë të papunë, janë punëtorë pa të drejta e të abuzuar, janë fëmijë e të rinj me arsim jocilësor e pa të ardhme, janë luftëtarët e UÇK-së që shohin se si disa komandantë po e shesin luftën, jemi të gjithë ne, që e vuajmë përditë arrogancën dhe dhunën e pushtetit policor, që e vuajmë rrenën e shpifjen e kanaleve zyrtare e jozyrtare mediatike të pushtetit, që e vuajmë padrejtësinë që e prodhon një sistem i diskredituar gjyqtarësh e prokurorësh, të gjithë papërjashtim në shërbim të “klanit pronto” dhe të servilave të tyre nga LDK.

Ndaj ne kërkojmë drejtësi për Astritin, sepse pa vënë drejtësi për Astritin, atëherë këta 12 funksionarë bashkë me shefat e tyre do të shkaktojnë Astritë të tjerë.

Këta mizorë që me paratë e vjedhura nga buxhetet për arsim e shëndetësi kanë ndërtuar villa e pallate për fëmijë e kushërinj, i kanë lënë pa punë, pa bukë e pa shpresë bashkëqytetarët tanë duke i lënë si opsion ose emigrimin, ose përballjen direkte me ta, me rrezikun që përfundon si Astriti.

Asnjë prej këtyre funksionarëve e pushtetarëve nuk dha dorëheqje, asnjë prej tyre nuk u hetua për vrasjen skandaloze të një mjeku 26 vjeçar në burgun e shtetit. Përkundrazi ata vazhdojnë të shpifin me mediat e komunikatat e tyre.

Këto shpifje do ta gjejnë shpejt përgjigjen e tyre në organizim popullor. PDK e LDK janë e shkuara e dhimbshme dhe e mjerë, janë shtypja e pasluftës. E populli përditë e më shumë po bindet se e ardhmja duhet të jetë ndryshe. Larg shtypësve, vjedhësve, shpifësve e gjakësorëve, të cilët do t’i heqim nga pushteti për t’i dërguar në hetime e në burgjet që i meritojnë. (LVV)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>