(Plotësuar) Me marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat të arritur të mërkurën në mbrëmje në Bruksel, është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë të Serbisë.
Kështu shkroi ndër të tjera në Twitter, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq.
Por ndaj këtij deklarimi, reagoi Petar Petkoviq, kryenegociator i Serbisë për bisedimet me Kosovën. Sipas tij, me këtë marrëveshje, serbët mund t’i zgjasin dhe t’i regjistrojnë targat KM në mënyrën më normale.
Petkoviq ka deklaruar në Twitter se “Rada Trajkoviqit i vjen keq që targat KM janë ruajtur”.
Ai ka theksuar se regjistrimi në Rashkë për targat KM funksionon normalisht.
“Mos i shpik gjërat dhe mos e gënjeni popullin”, shkroi Petkoviq.
“Serbët do të mund të regjistrojnë dhe zgjasin targat KM në mënyrën më normale”, deklaroi ai në këtë reagim.
“Regjistrimi në Rashkë për targat KM funksionon normalisht! Fakti që ju vjen keq që ne i ruajtëm targat KM dhe ju merrni pjesë në luftën informative të Kurtit, për meritën tuaj!”, shkroi në Twitter, Petkoviq.
Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, të mërkurën në mbrëmje arritën marrëveshje për targat ilegale të Serbisë në Kosovë. Njoftimin e bëri të ditur fillimisht Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.
Por në këtë marrëveshje parashikohet që palët të fillojnë menjëherë bisedimet për planin franko-gjerman, i prezantuar më vonë si plan i BE-së, për arritje të një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi.
Sipas një deklarimi të kryeministrit Albin Kurti, plani parashikon që gjithçka të përmbyllet deri në mars të vitit 2023.
Lista Serbe: Targat KM mbesin në qarkullim
Pas marrëveshjes së djeshme për targat, ka reaguar edhe Lista Serbe, e cila e njofton qytetarët në veriun e vendit se targat KM mbesin në qarkullim, ndërsa pas skadimit të afatit ato mund të regjistrohen normalisht. Edhe kjo parti njofton serbët se targa të reja nuk të lëshohen tani për tani.
“Targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të zgjaten dhe të reja nuk do të lëshohen tani për tani. Kujtojmë se qëndrimi ynë ka qenë që të mbajmë targa KM,
“Prandaj, të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të përdorin dhe zgjasin pa ndërprerje regjistrimin për automjetet me targa KM. Targat ekzistuese mbeten, dhe do të jenë në gjendje të zgjaten, dhe të reja nuk do të lëshohen tani për tani. Kujtojmë se qëndrimi ynë ishte mbajtja e targave KM, të mos ua heqim pronën qytetarëve, të mos kemi gjoba dhe as të pamundësohet liria e lëvizjes. Kemi kërkuar që të mbesin targat KM, jo të rritet numri i tyre”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Trajkoviq: Marrëveshja e mbyll Qendrën e regjistrimit në Rashkë
Me marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat të arritur të mërkurën në mbrëmje në Bruksel, është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë të Serbisë.
Kështu deklaroi kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq.
Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, Trajkoviq u shpreh se targat ilegale ekzistuese “KM” të lëshuara nga Serbia do të jenë në qarkullim derisa të skadojnë.
“Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel”, shkroi Trajkoviq.
“Nuk ka më regjistrime të reja në etiketën KM për automjetet e reja”.
“Dhe tabelat ekzistuese KM “ruhen” – derisa të skadojnë”, ka shkruar Rada Trajkoviq.
Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, të mërkurën në mbrëmje arritën marrëveshje për targat ilegale të Serbisë në Kosovë. Njoftimin e bëri të ditur fillimisht Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.
Por në këtë marrëveshje parashikohet që palët të fillojnë menjëherë bisedimet për planin franko-gjerman, i prezantuar më vonë si plan i BE-së, për arritje të një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi.
Sipas një deklarimi të kryeministrit Albin Kurti, plani parashikon që gjithçka të përmbyllet deri në mars të vitit 2023.
Petkoviq: Targat e vjetra mbesin, të reja nuk do të lëshohen
Targat e lëshuara me herët nga Serbia me akronime të Mitrovicës (KM) do të vazhdojnë të mbesin në qarkullim, por nuk do të lëshohen më targa të reja. Kështu ka deklaruar kyenegociatori serb, Petar Petkoviq, pas marrëveshjes së mbrëmshme në Bruksel.
Ai ka thënë se me këtë marrëveshje pala serbe ka arritur të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Ato (targat) do të vazhdojnë të jenë në përdorim si deri më tani. Kjo do të thotë, se absolutisht të gjithë pronarët e makinave me targa KM, mund t’i regjistrojnë normalisht. I vetmi vend ku do të ndalemi është se moslëshimi i targave të reja deri në momentin kur të gjejmë një zgjidhje përfundimtare për targat”, ka thënë Petkoviq.
Kjo marrëveshje u arrit mbrëmë, në momentin e fundit para se Kosova të aplikonte shkallën e dytë të vendimit për targat, atë të gjobitjes nga 150 euro për qytetarët që ngasin vetura ilegale. Marrëveshja ndërmjet kryenegociatorit Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, u arrit nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Këtë marrëveshje e kanë përshëndetur diplomatë nga Bashkimi Evropian e SHBA, si përgjigje pozitive për de-përshkallëzimin e mundshëm të situatës në Kosovë e rajon.
rtk