Selimi: Vetëvendosje s’i dogji veturat

SelimiSelimi ka thënë se një gjë të tillë mund ta ketë bërë vetë qeveria, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga protesta që po bëhet në Sheshin e Prishtinës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është distancuar nga djegia e veturave të pjesëtarëve të familjeve të dy prej anëtarëve të kabinetit qeveritar – vetura e gruas së Ministrit Memli Krasniqi dhe vetura e gruas së zëvendësministrit Bajram Gecaj.

Selimi ka thënë se një gjë të tillë mund ta ketë bërë vetë qeveria, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga protesta që po bëhet në Sheshin e Prishtinës.

Në një intervistë për Info Magazine, Selimi tha se shumë shpejt qeveria do të bjerë, për shkak se sipas tij, ajo më s’ka as legjitimitet e as legalitet.

“Ky vendim është marrë atëherë kur është marrë vendimi për koalicion. Një pjesë e vendimit është marrë edhe në Rashkë sepse “Lista Srbska”, do t’ua bëjë kuorumin për zgjedhjen e presidentit jo legjitim dhe jolegal”.

“Ne jemi këtu që ta kthejmë mbrapsht qeverinë e Rashkës. Ne po shkojmë drejt pranverës dhe se kemi problem të rrimë jashtë. Tash do të duhej t’ia numëronim ditët qeverisë dhe jo protestës tonë”.

“Ky koalicion tashmë e ka humbur edhe legjitimitetin e edhe legalitetin, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e kësaj qeverie duhet të konsiderohen jo legjitime dhe jolegale”.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk qëndron prapa djegies së veturave të grave të ministrit e zëvendësministrit. Ata mund të jenë duke i djegur vetë veturat për të tërhequr vëmendjen nga protesta. Ata po tentojnë ta zhvendosin vëmendjen prej këtu, diku tjetër”, është shprehur Selimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>