Sfidat e mësimit online gjatë pandemisë në Kosovë dhe Serbi

mesimi onlineSerbia, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit iu përgjigjën pandemisë me transmetimin e mësimeve në televizionet publike.

Liridoni nga Kosova dhe Zorani nga Serbia ndajnë këtë vit një fat të ngjashëm me miliona nxënës në botë. Pandemia COVID-19 çoi në mbylljen e shkollave dhe pati ndikim edhe në sektorin e arsimit. Sipas të dhënave zyrtare në Serbi të prekur nga pasojat e mbylljes së shkollave për vitin shkollor 2019/20 janë 517.826 nxënës, kurse në Kosovë 234.590.

Në mënyrë që nxënësit të mos humbin mësimet si në Kosovë dhe në Serbi mësimi filloi të organizohej online si dhe përmes transmetimit të mësimeve në televizionet publike.

Pasi për të dy vendet kjo është hera e parë që janë  duke përdorur  platformat online për zhvillimi e mësimit tek shkollat fillore, sipas ish-ministres së Arsimit në Kosovë, Hykmete Bajrami, dhe ministrit serb të Arsimit, Mladen Šarčević, kjo ishte mënyra më e shpejtë të cilën e përdorën edhe vendet e tjera të rajonit si Shqipëria e Maqedonia,  duke transmetuar leksionet në televizionet publike.

Sfidë mënyra e vlerësimit të nxënësve

Një nga çështjet e rëndësishme që bashkëshoqëron mësimin në distancë është vlerësimi i nxënësve. Si në Kosovë edhe në Serbi u ngritën një sërë pyetjesh, që lidheshin me parimet e vlerësimit të mësimit në distancë, me kërkesat për përmbushjen e standardeve dhe me shmangien e pabarazisë për shkak të pamundësisë për të përdorur teknologjinë dhe për shkak të shkallës së aftësive digjitale të nxënësve dhe të mësimdhënësve.

Në Kosovë, një nga metodat kryesore është se detyrat nuk kërkohen të jenë të njëjta për të gjithë nxënësit. Kurse në Serbi, është thënë se vlerësimi formativ kërkon ndërveprim më të madh të studentëve dhe mësuesve që përdorin rrjete dhe platforma elektronike.

Si në Serbi dhe në Kosovë po përdoren mundësitë minimale që ofron teknologjia online, sepse jo të gjithë nxënësit kanë mundësi  të vlerësohen përmes të gjitha formave digjitale. Të paktën transmetimi përmes televizionit ka qenë i mundur për të gjithë fëmijët, sepse televizioni dhe rrjeti kabllor në ditët e stome nuk konsiderohen më luks.

Pandemia si shanc

Disa studime tregojnë se nxënësit dhe studentët mësojnë përmes internetit më shumë në krahasim me mësimin vetëm në klasë. Mesatarisht nga mësimi në klasë nxënësit përvetësojnë 8-10% të materialit, kurse  përmes internetit 25-60% më shumë.

Arsimi është padyshim forma kryesore për të zhvilluar një vend, prandaj edhe në kohë të virusit ka pasur një rol të rëndësishëm. Por nëse Serbia dhe Kosova do të kishin investuar edhe më parë dhe do të kishin eksperimentuar me mundësitë e mirat të cilat ofron teknologjia, kjo nuk do vihej në mëdyshje.

Tani në të dyja të vendet e kanë mundësinë që të vënë në funksion të mirat e teknologjisë dhe të krijojnë kushte më të mira për nxënësit, nëse përsëri duhet të përdoren platformat online.

Gentiana Ahmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>