Shtëpia e Bardhë: Emërimi i zotit Grenell pasqyron angazhimin e presidentit për dialogun Kosovë Serbi

Grenell 1Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se presidenti Trump e emëroi ambasadorin Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për shkak të besimit të madh që ka tek ai.

Emërimi i një zyrtari të këtij niveli të lartë dhe përfaqësuesi të aftë pasqyron angazhimin e presidentit Trump për të arritur një marrëveshje paqeje afatgjatë midis Serbisë dhe Kosovës.

Ndërsa Kosova pritet të zgjedhë së shpejti një qeveri të re, emërimi i zotit Grenell nënvizon rëndësinë që të dyja palët të hedhin hapa drejt rifillimit të dialogut, u shpreh zyrtari amerikan i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me emërimin e zotit Grenell.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>