Shtypi gjerman për zhvillimet në Ballkan

Mitrovica e ndarë dhe shpresat për një të ardhme mbi rrënoja. Mali i Zi i përçarë dhe akuzat për puç që acarojnë Rusinë. Shtypi gjerman i kushton vëmendje Ballkanit.

shtypi gjermanNë një reportazh të gazetës gjermane “Berliner Zeitung” për Mitrovicën e ndarë vihet fokusi tek serbët e fundit që jetojnë në pjesën jugore të qytetit të ndarë. Prifti serb, Nenad Stojanovic beson në të ardhmen, megjithëse “Mitrovica si asnjë qytet tjetër në Kosovë është simbol i ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve.” Bashkë me familjen Nenad qëndron në pjesën shqiptare, bashkë me serbët e fundit që jetojnë aty. “Ata janë dëshmitarë të historisë së vështirë të këtij qyteti, por me këmbënguljen e tyre edhe një sinjal se është e mundur një e ardhme mbi rrënoja” , shkruan gazeta gjermane.

Kisha ortodokse megjithëse në gjendje jo të mirë, sidomos pas trazirave të marsit 2004 në Kosovë, e përmbush me sa duket qëllimin, ardhjen e serbëve edhe në pjesën jugore të qytetit.” Pa liturgjitë e mia do të vinin shumë më pak serbë në pjesën jugore”, thotë Nenad Stojanovic. Komuniteti është i vogël, megjithatë situata në vitet e fundit është përmirësuar. “Sot njerëzit e kanë kuptuar, se duhet të gjejnë gjuhën me njëri-tjetrin…nëse dikur përgjegjës për ruajtjen e kishës ishin ushtarët e KFOR-it, sot këtë detyrë e kryen një polic i njësisë policore të Kosovës.”

Q nga koha kur prifti Nenad Stojanovic jeton në kishë nuk ka pasur asnjëherë incident  aty. Ai do ta mbajë larg politikën nga kisha. “Dëshira e tij është katër fëmijët e tij të rriten në një Kosovë të sigurtë. Këtë qëllim ai e sheh si dëmtuar për shkak të propagandës nga të dyja palët”, shkruan “Berliner Zeitung”. “Nga fillimi i vitit retorika mes Prishtinës dhe Beogradit është ashpërsuar.”

Gjurmë në Moskë?

Ndërsa gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushton vëmendje puçit të dyshuar në Malin e Zi dhe fajësimet drejtuar Moskës në një artikull të së mërkurës me titullin “Një puç i dyshuar dhe gjurma e Moskës”.

Mali i Zi, ndodhet në pragun e anëtarësimit në NATO. Mungon vetëm miratimi i katër vendeve anëtare, por “Rusia është kategorikisht kundër” dhe u shpreh se do të reagojë si duhet. FAZ pyet “nëse tek këto reagime bën pjesë edhe përpjekja për puç në Malin e Zi gjatë zgjedhjeve parlamentare në tetor 2016? Këtë e pretendojnë qeveria dhe prokuroria e Malit të Zi. Ka prova që agjentë rusë ndodhen pas përpjekjes për puç, thotë prokurori i posaçëm, Milivoje Katnic.” Ministri i Jashtëm rus, Lavrov i hodhi poshtë menjëherë këto akuza.

FAZ vëren se “dyshimet për gjurmë ruse u shtuan atëherë kur kryeministri serb, Aleksander Vuçiq u shpreh, se forcat serbe të sigurisë, kanë kapur një grup të dytë personash me të njëjtën detyrë, pas të cilëve ndodhet ‘një shtet i tretë’. Menjëherë pas kësaj udhëtoi pa paralajmërim në Serbi, Nikolay Patrushev, sekretari i Këshillit rus të Sigurisë dhe një njeri i afërt me Putinin”, shkruan FAZ.

Gazeta gjermane vëren se Mali i Zi është i përçarë dhe se opozita e Frontit Demokratik akuzoi së fundmi Djukanoviçin se po e fut vendin “në luftë qytetare”. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>