(E plotësuar: Ora: 11:49) Përfundoi pa rezultat takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të OVL të UÇK-së.
Pas dy orësh nga fillimi i këtij takimi, para mediave foli Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së.
“Nuk u dakorduam me kryeministrin sepse ne kërkuam që të kthehet pika 3.1 e projektligjit për pagën minimale”, tha ai.
Për këtë arsye, Klinaku tha se do të protestojnë dhe pengojnë punën e Kuvendit sa herë të ketë seanca.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se nuk ka gatishmëti nga kryeministri për të reflektuar, prandaj nuk do të hrqin dorë nga kërkesa.
“Kanë bërë edhe shkelje ligjore dhe ne do ta dorëzojmë rastin edhe në Gjykatën Kushtetuese”, tha Jashari.
Nga kryeministria pritet që më vonë të lëshohet deklaratë për media.
Takimi u mbajt pas protestës së djeshme të veteranëve. Kryeministri Kurti anuloi pjesmarrjen edhe në Forumin e Prespës.
OVL e UÇK-së shkojnë në takim me kryeministrin Kurti
(E plotësuar: Ora: 9:20) Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sapo kanë arritur në objektin e Qeverisë për tu takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas ftesës që ky i fundit u ka bërë dje.
Siç njofton gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, kryesia e OVL të UÇK-së është pritur nga stafi i kreministrisë.
Ata tashmë kanë hyrë në Qeveri kurse qëllimi i këtij takimi është diskutimi lidhur me pakënaqësitë e tyre për mos përfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale.
Përveç ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Kliniku ishte edhe Xhavit Jashari e të tjerë.