Organizata ndërkombëtare “Transparency International”, e radhiti Kosovën në vendin e 95 për shkallën e korrupsionit gjatë vitit 2016. Organizatat e pavarura në Kosovë thonë se radhitja që i është bërë Kosovës në mesin e 176 vendeve të botës është pasqyrim i gjendjes reale ku shkalla e korrupsionit vazhdon të mbetet e lartë. (voa)