Gazeta britanike, Daily Mail, ka publikuar një hartë të vendeve në të cilat nuk mund të pihet uji i çezmës.
Nga harta vërehet se në shtetet ku nuk pihet uji, janë edhe Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Sipas kësaj gazete, pirja e ujit në këto vende do mund të shfaqte sëmundje si diarreja, hepatiti A dhe kolera.
Infografiku është postuar nga analizat e Just the Flight.
Raporti sqaron se edhe pse disa shtete bëjnë pjese ne hartën e vendeve te pasigurta, kjo nuk do të thotë se uji i çezmave është i papastër apo i ndotur. Lapsi.al