Lëvizja Vetëvendosje gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për media ka shpalosur detaje pas arrestimit të mbrëmshëm të deputetit, Albin Kurti.
DRITON ÇAUSHI- Nënkryetar i LVV-së
Jemi dëshmitar që gjatë javëve të kaluara situata në Kosovë çdo herë e më tepër po bëhet e paqëndrueshme dhe e tensionuar. Një pushtet policor i cili përdor taktika policore për të mbajtur vetveten, shembulli ishte arrestimi i mbrëmshëm i Albin Kurtit. Ne jemi të vetëdijshëm se gjithë kjo situatë do të shmangej nëse do të kishte një seriozitet të Qeverisë së Kosovës. Mos të kishte marrëveshje për Zajednicën, demarkacionin me Malin e Zi. Jemi të vendosur që këto marrëveshje ti kundërshtojmë deri në fund, ne kemi argumentuar mjaftueshëm deri më tani. Qytetarët e shprehin këtë çdo ditë me nënshkrimin e peticionit. Qeveria të tërhiqet nga këto marrëveshje.
GLAUK KONJUFCA – Shef i Grupit Parlamentar!
Rreth orës 21:00 në hyrje të Prishtinës u arrestua deputeti Albin Kurti, së bashku edhe unë e pastaj Bojken Abazi. Polici në fjalë i’u drejtua Albinit me urdhrin për t’iu nënshtruar arrestimit. Albini deshi ta dijë emrin e tij dhe dokumentin për arrestimin. Polici tha se do ta shini flet-arrestimin pasi të vinte në stacion. Albin Kurti është kidnapuar dhe 3 orë është marrë në pyetje. Rrëmbimin e Albin Kurtit e konsiderojmë si urdhër të drepërtej nga Isa Mustafa. “Zajednica” siç e dini e copëton Kosovën, demarkacioni e cungon. Në vend që Qeveria të tërheq nënshkrimin për Zajednincën ajo ka shkuar edhe një hap më tutje, ajo ka filluar me arrestime ndaj deputetëve. Qeveria ka bërë që me “Zajednica” së bashkë me dhënien e disa hektarëve ka vendosur ti mbrojë me çdo kusht me anë të arrestimeve. Pakënaqësia do të shpërthej me demonstrata dhe protesta gjithë-popullore. Pas një proteste 3 orëshe mbrëmë, policia e liro më në fund deputetin Albin Kurti por arrestoi 9 aktivistë të tjerë të opozitës, prej të cilëve edhe anëtarin e kryesisë së VV-së, Ylli Hoxha. Nuk do të lejojmë vazhdimin e seancave.