Kryeministri, Albin Kurti ka votuar për të parin e Prishtinës.
Kurti tha se do të bashkëpunojë për fuqizimin e komunave në katër vitet e ardhshme.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
“Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demkratike. Qytetarët sot vendosin së kush do të vendos”.
“I inkurajoj të gjithë pa dallim prejardhje, përkatësie e pasurie që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat”.
rtk