Tema kryesore e bisedimeve të kryeministrit serb, Aleksandar Vuciq, gjatë qëndrimit në Bruksel e Berlin, dy ditët e fundit, ishte Kosova.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar shefi i drejtësisë në Beograd, Nikola Selakoviq, në një intervistë për TV Pink.
“Vendet që e përbëjnë boshtin e BE-së, respektivisht Gjermania, janë më së shumti e interesuar për çështjen e raporteve të Beogradit me Prishtinën”, ka thënë ministri i drejtësisë në Serbi, Nikola Selakoviq, i cili ishte bashkë me kryeministrin Aleksandar Vuciq në dy qendrat e rëndësishme evropiane.
Selakoviq bëri të ditur se Vuçiq, gjatë këtyre vizitave, u ka thënë mikpritësve që përsa i përket zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, Serbia e ka kryer punën e saj ndërsa shtoi se ky shtet, pavarësisht problemeve që ka, po respektohet dhe nderohet ndërkombëtarisht.
“Gjatë këtyre vizitave, në dëgjuam muhabete të mira nga Brukseli e Berlini”, ka deklaruar Selakoviq. (rtk)