Në çfarë vende tjera mund të gjeni gazlotsjellës në parlament?Shembulli nga historia. Një shkrim nga profesorja e Universitetit të Richmondit, Sandra Joireman, për Wahington Post.
Prestigjiozja amerikane e nis me rezymenë e sulmeve me gaz lotsjellës, vezëve dhe shpërthimeve molotov që kryhen rëndom nga opozita e Kosovës për të kundërshtuar vendimet që nuk përputhen me planprogramin e tyre. “Qeveria krijoi një sistem vëzhgimi më profesional dhe shtoi kontrollet ndaj deputetëve në hyrje të parlamentit,” përcjell botasot.info. Pse? Sepse Kosova kundërshton ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Në kohën kur tensionet për territore janë mes shteteve të ndryshme, këtu bëhet fjalë për konflikt mes partive të një shteti.
Pasi tregohet rrugëtimi drejt pavarësisë dhe historia e shkurtër si shtet i pavarur, më tej Wahington Post shkruan:
“Tani si kusht për liberalizimin e vizave me BE-në, Kosova duhet të ratifikojë demarkacionin në kufi me Malin e Zi. Pasi Mali i Zi ishte pjesë e Serbisë, ky është hapi i parë i qartësimit të kufijve për shtetin e ri.* Më e vështirë do jetë më pas caktimi i kufijve me shtetin e Serbisë,” përcjell botasot.info. Ratifikimi mbështetet nga partitë në pushtet PDK dhe LDK, ndërsa përkundër tensioneve të brendshme, Mali i Zi nuk ka mbajtur qëndrime kontraverse, duke dëshmuar njëherësh edhe marrëdhëniet miqësore me shtetin fqinj.
Në çfarë vende tjera mund të gjeni gazlotsjellës në parlament?
Tre partitë opozitare AAK, NISMA dhe VETëVENDOSJA kundërshtojnë demarkacionin me pretekstin se vija e tanishme kufitare është kryer në kohën kur vendimet merreshin në Beograd dhe se ajo pjesë tradicionalisht ka qenë e Kosovës. Thuajse prej gjashtë muajsh protesta të dhunshme, Kosova e ka pasur të pamundur funkcionimin e saj si shtet normal. Papunësia te të rinjtë 15 deri në 24 vjet është 55 përqind. Jo befasisht emigrimi ilegal nga Kosova në perëndim ka marrë hov, pasi kërkojnë të gjejnë një vend pune, që nuk ua siguron vendlindja. Liberalizimi i vizave do ndihmonte ekonominë e Kosovës, por kjo nuk mund të arrihet pa marrëveshjen rreth kufirit. Vendi që protestoi paqësisht për autonomi dhe më pas luftoi për pavarësi e ka të vështirë të pranojë atë që mund të quhet humbja e territoreve.
Shkencëtari politik, Andrew Owsiak, thekson se nëse një shtet sistemon kufijtë e saj është e vështirë të futet në konflikt me fqinjët. Por këtu ka një përjashtim. Kur shteti i ri përpiqet të thith këto kufij, atëherë përbën rrezik për futjen në konflikt.
Shembulli nga historia
Nga 1998 deri 2000 Etiopia dhe Eritrea luftuan brutalisht për trekëndëshin Badme, ku vdiqën dhjetëmijëra persona. Aty bëhej fjalë për territore me djerrina me vetëm një fshat të vogël. Shembulli më i ri është Sudani dhe Sudani jugor që luftojnë për regjionin kufitar Abyei. Disa vëzhgues mendojnë se krijimi i shteteve të reja mund të ndalojë dhunën, por këto shembuj tregojnë se ratifikimi i kufijve mund të ringjallë konflikte.
Pavarësisht këtyre shembujve, Mali i Zi asnjëherë nuk ka luftuar Kosovën, bile të dyja shtetet u ndanë nga Serbia. Por demarkacioni është hapi i parë i fillimeve të komplikimeve të marrëdhënieve mes shteteve. Në të njëjtën pikë Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen me Serbinë, përkundër që kjo e fundit nuk e njeh pavarësinë e saj. Kur shohim tensione dhe arrestime për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi, atëherë natyrisht që mund të dridhet paqja kur do vijë koha për caktimin e demarkacionit me Serbinë. /Bota sot/