Zbulohet oficeri serb i BIA-s, që komunikonte me të dyshuarin për spiunazh Hysri Selimi

BIA Hysri SelimiPas publikimit të përgjimeve tronditëse në “Debat Plus”, ku protagonist ishte Hysri Selimi i arrestuar për spiunazh, televizioni Dukagjini ka vijuar hulumtimet, duke zbuluar detaje të reja rreth lidhjeve të tij me shërbimin serb të inteligjencës.

 

Burime të sigurta konfirmojnë se oficeri i BIA-s që komunikonte me Selimin është Igor Babiq, i lindur në vitin 1975 në Gjilan. Aktualisht, ai është oficer aktiv i BIA-s në Nish të Serbisë, por ka ndikim të madh në rajonin e Gjilanit, ku konsiderohet si një nga figurat kyçe për ruajtjen e pushtetit të Listës Serbe.

Sipas informacioneve të siguruara nga Debat Plus, Babiq ka qenë pjesë e strukturave të UDB-së gjatë viteve ’90, ndërsa komunikimet e tij me Selimin zbulojnë një rrjet të organizuar të ndikimit dhe spiunazhit.

Nga ana tjetër, Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) posedon të dhëna për disa udhëtime të Selimit drejt Serbisë, që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti të koordinuar kundër sigurisë së Kosovës.

telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>