Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 11 qershor

Parlamenti KSPresidenti i Kosovës shpërndau me dekret parlamentin. Pas konsultave me partitë politike, Presidenti caktoi 11 qershorin si datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nënshkroi dekretin për shpërbërjen e kuvendit të Kosovës duke u hapur kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Pas konsultimeve me partitë politike për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, si datë u catua 11 qershori. Mirëpo mediet në Kosovë rikujtojnë më datën 18 qershor Kosova ka të planifikuar një ndeshje të rëndësishme futbolli me Turqinë që do të mbahet në Shkodër të Shqipërisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mori pjesë në takimin e Presidentit Thaçi me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Hahn: Kosova do të përballet me sfida të mëdha

Rrëzimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Isa Mustafa, pas një vote mosbesimi në parlament, komisoneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn, nuk e ka pritur mirë, duke ju rikujtuar liderëve politikë kosovarë sfidat  që i presin.

“Më vjen keq për votën e mosbesimit të sotëm në Parlamentin e Kosovës. Liderët e politikës dhe institucionet nuk duhet të harrojnë sfidat e mëdha që Kosova do të përballet”, shkroi Johanes Hahn në Twitter.

Edhe ambasada e SHBA-së në Kosovë që ishte me e zëshmja që parlamenti ta votojë demarkacionin, moskalimi i të cilit u bë shkas për rënien e qeverisë, thotë se vendi duhet të lëvizë drejt një tranzicioni stabil.

“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Sidoqoftë, Komisioni Qendror Zgjedhor, tashmë ka deklaruar se është i gatshëm të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Në momentin që Presidenti i shpallë zgjedhjet, KQZ menjëherë e ka për obligim të marrë masat e duhura në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe transparent”, thotë Kryterja e  KQZ-së Valdete Daka, duke ftuar subjektet politike që të respektojnë ligjin për zgjedhjet dhe Kushtetutën e vendit. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>