Kulturë
Bejtullah Sadiku: Kolltuku i Ferrit
E diele, 06.12.2020, 11:39 AM
Kolltuku i Ferrit
Kur shpirti gërryhet
zemra thyhet
se ditë e për ditë
në popull e shqiptari
ndihet keq e si ma zi.
Popull i vjetër antik
i njohur historikisht
me vese, tradita, gjuhë e kulturë
pellazge-ilire-arbërore
me histori e trashëgimi
ku botës i dha heronj e luftëtarë
intelektualë e sundimtarë
princa e mbretëri shqiptare
fitues të çmimit Nobël e Shenjtorë
akademikë e doktorë
poetë, shkrimtarë e profesorë
me tempuj dijesh në nivel superior.
Po si kështu sot…?!
harrojmë të kaluarën
përbuzim të djeshmen e të sotmen
shkelëm mbi gjak e Komb.
Ah si u prish nderi e morali
etika, vetëdija e ndërgjegjja
ku çdo vlerë degjenerohet
për grusht lek e kolltuk të”ferrit”.
Bejtullah Sadiku, Berlin 2020