Çka është dinjiteti
DINJITET m.
- Tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish (nderi, krenaria etj.); vetëdija që ka njeriu a një grup njerëzish për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi i tij për vetveten; shfaqja e jashtme e kësaj vetëdije dhe e këtij nderimi. Dinjiteti kombëtar. Dinjiteti i njeriut (i familjes, i ndërmarrjes, i institutit).
Me (pa, plot) dinjitet. Ngre (ul, fyen, merr nëpër këmbë) dinjitetin. S’ka pikë dinjiteti. Flet (sillet) me dinjitet.
2. Cilësia e mirë a vlera e lartë e diçkaje që e bën atë të çmohet. Me dinjitet artistik. Vepër plot dinjitet.
Ja disa aforizma mbi DINJITETIN, për ata, që nuk e kanë humbur ende:
„E mira e parë e një populli është dinjiteti i tij.“
Camillo Benso di Cavour
„Dinjiteti njerëzor nuk mund të blihet.“
Robert Lerch
„Dinjiteti vetjak matet me metrën e ndërgjegjes vetjake, jo me përshtypjet e të tjerëve.“
Fausto Cercignani
“Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton.”
Aristoteli
„Pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë duke konsumuar gjysmën e energjive të tyre në përpjekje për të mbrojtur një dinjitet që nuk kanë pasur kurrë.“
Raymond Chandler
„Çdo marrëdhënie njerëzore përfshin kompromiset, por kufiri i kompromisit është dinjiteti i çdonjërit.“
Fausto Cercignani
„Uria shkon e vjen, por dinjiteti njëherë që ikën, nuk kthehet më.“
Nicolai Lilin
„Nuk do t’i lejoj askujt që të ecë në mendjen time me këmbë të palara.“
Gandi
„Sapo dikush të vetëdijësohet se t’u bindesh ligjeve të padrejta bie në kundërshtim me dinjitetin e njeriut, nuk ekzistojnë më tirani që të mund ta sundojnë.“
Gandi
„Ju lutem: më pak dashuri e më shumë dinjitet!“
Kurt Vonnegut
„Kur bëhet fjalë për dinjitetin njerëzor, nuk mund të bëjmë kompromise.“
Angela Merkel
„Nëse një njeri nuk ka zbuluar diçka për të cilën ia vlen të vdesë, nuk është i denjë të jetojë.“
Martin Luther King
„Askush nuk do na hipë mbi shpinë nëse ne vetë nuk e përkulim kurrizin.“
Martin Luther King