Giordano Bruno: Ndoshta ju që më dënoni keni më shumë frikë se unë që po dënohem

Giordano-BrunoVatikani nisi më 27 janar 1593 gjyqin kundër murgut, filozofit, poetit, astrologut dhe matematikanit Giordano Bruno. Teoritë e tij kozmologjike shkojnë përtej modelit Kopernikan.

Bruno ishte i vetmi që gjeti saktë se Dielli ishte vetëm thjesht një tjetër yll që lëviz në hapësirë, dhe pohoi gjithashtu se universi përmbante një numër të pafund botësh të banuara nga qenie inteligjente. Gjyqi kundër Brunos zgjati shtatë vjet; përfundimisht ai u gjet fajtor për herezi dhe u dogj në turrën e druve më 1600.

“E vërteta nuk ndryshon, prej faktit se besohet ose nuk besohet nga shumica e njerëzve.”

“Ndoshta ju që më dënoni keni më shumë frikë se unë që po dënohem.”

“Mendja e ulët dëshiron të mendojë me masat ose shumicën, thjesht dhe vetëm sepse shumica është shumica.”

“Drita Hyjnore është gjithmonë brenda njeriut, duke u paraqitur në shqisa dhe në arsye, por njeriu e hedh poshtë.”

“Dëshira më nxit, ndërsa frika më lidh.”

“Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që dëshiron shumë.”

“Gjatë vdekjes së gjallë, jeta e vdekur jetohet.”

“E pres dënimin tuaj me më pak frikë sesa ju që e jepni. Vjen koha kur secili do të shohë atë që shoh unë.”

“Koha është babai i së vërtetës, nëna është mendja jonë.”

“Dashuria i bën të moshuarit të çmendur e të rinjtë të mençur.”

kult

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>