Drama “Moonlight” fitoi çmimin Oscar për fotografinë më të mirë, në një ceremoni që u përmbyll përmes një gabimi ku fillimisht çmimi tha se i takonte filmit “La La Land”.
Ceremonia e mbrëmshme u shndërrua në një kaos kur prezantuesja Faye Dunaway, gabimisht shpalli se “La La Land”, është fitues i çmimit për fotografinë më të mirë.
Një prej deklaratave më të fuqishme u bë nga regjisori iranian, Asghar Farhadi, filmi i të cilit “The Salesman” fitoi çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj. Ai e bojkotoi ceremoninë në shenjë proteste ndaj politikave të presidentit Trump ndaj imigrantëve.
“Më vjen keq që nuk jam me ju sonte. Mungesa ime është respekt për njerëzit e vendit tim dhe të atyre gjashtë vendeve të tjera, që janë përçmuar me ligjin çnjerëzor, i cili u ndalon migruesve hyrjen në SHBA”, thuhej në deklaratën e regjisorit Farhadi, të cilën e lexoi inxhinierja iraniane, Anousheh Ansari, e cila mori çmimin në emër të Farhadit.
“La La Land”, që ishte propozuar për 14 çmime, fitoi gjashtë sish përfshirë edhe çmimet për aktoren dhe regjinë më të mirë.
Dokumentari sirian “The White Helmets”, fitoi çmimin Oscar për dokumentarin më të mirë.
Në kategoritë e tjera, Casey Affleck fitoi çmimin si aktori më i mirë në filmin “Manchester by the Sea”. Mahershala Ali fitoi si aktorja më e mirë mbështetëse në filmin “Moonlight”. Viola Davis, po ashtu mori çmimin për aktoren më të mirë mbështetëse në filmin e Denzel Washington, “Fences”. (voa)