SHPRESË f.
- Besimi që kemi se do të na plotësohet një dëshirë, një qëllim a një synim; qëndrimi në pritje me një besim të tillë; ndjenja që kemi kur e shohim si të mundshme përmbushjen e një dëshire a arritjen e një qëllimi. Shpresa të mëdha (të pakta, të kota). Shpresa e fundit. Shpresat e popullit. Me shpresë se … duke shpresuar se … Pa shpresë shpëtimi. Një rreze (një shkëndijë, një fije) shprese. Gjendje pa shpresë. Shpreh (shfaq) shpresën se. . . Na mbushi me shpresë. U ngjalli (u dha) shpresa të reja. Kam (nuk kam) shpresë. E humbi (e hoqi) shpresën nuk shpreson më. Mbaj shpresë shpresoj. Var (mbështet) shpresën (shpresat) te dikush a te diçka shpresoj vetëm te dikush a te diçka për të arritur atë që dëshiroj. E preu shpresën nuk ka më shpresë, nuk shpreson më. Ia preu shpresat nuk e la më të shpresojë te dikush a për diçka. Më mban shpresa se … shpresoj. Rronte (mbahej, mbante veten) me shpresë (me shpresa) shpresonte më kot për një kohë të gjatë. Ia shoi (ia varrosi, ia ftohu) shpresat. E mbajti me shpresa. Nuk iu përgjigj shpresave tona nuk bëri atë që pritnim.
2. Njeriu a sendi tek i cili shpresojmë; njeri a grup njerëzish me veti, aftësi e mundësi të veçanta, prej të cilit pritet shumë a gjithçka në të ardhmen; besimi që kemi te dikush dhe dëshira e madhe që ky ta përligjë atë. Shpresa e prindërve (e familjes). Rinia është shpresa e atdheut. Socializmi është shpresa dhe e ardhmja e gjithë popujve.
* Jep shpresë premton se do të ecë përpara, se do të bëhet një njeri me vlerë në këtë ose në atë fushë. E gënjen shpresa shpreson më kot se…
Ja disa Aforizma të huazuara:
Shpresa mjegullon shikimin.
Frank Herbert
Paqartësia është streha e shpresës.
Henri-Frederic Amiel
Veprimi i përket të tashmes; shpresa, të ardhmes; kujtesa, të shkuarës.
Aristoteli
Shpreso tek Zoti, por ndërkohë shalo kalin.
Stan Nicholls
Të shpresosh se gjendja do të ndryshojë, do të thotë, të presësh, që dikush tjetër të ndryshojë gjendjen.
Robert Harris