• Maqedoni, parlamenti miraton propozimin për ndryshimin e emrit

    20 Tetor, 2018

    parlamenti RSM1Parlamenti i Maqedonisë miratoi të premten një propozim për të ndryshuar emrin e vendit, duke e sjellë një hap më afër zgjidhjes mosmarrëveshjen shumëvjeçare me Greqinë për këtë çështje.

    Tetëdhjetë deputetë në parlamentin me 120 vende votuan në favor të riemërtimit të vendit Republika e Maqedonisë së Veriut, duke arritur shumicën e dy të tretave që nevojiten për ...

  • Emri i i Maqedonisë: Parlamenti voton pro ndryshimeve kushtetuese

    20 Tetor, 2018

    parlamenti RSMMe 80 vota pro, deputetët e Parlamentit të Maqedonisë miratuan propozimin e qeverisë për ndryshimet kushtetuese. Tani komisionet duhet të hartojnë ndryshimet e duhura për votimin e dytë dhe të fundit.

    Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë e miratuan propozimin e qeverisë për ndryshimet kushtetuese. 80 deputetë votuan pro, kundër votuan 39 deputetë të partisë opozitare VMRO DPMNE, ndërkohë që ...

  • Seanca e shtyrjeve për ndryshimet kushtetuese, akuza për ofrim të miliona eurove për një votë

    19 Tetor, 2018

    makedonijaKuvendi i Maqedonisë nuk ka arritur ende të nisë seancën për ndryshimet kushtetuese pasi shumica parlamentare nuk është e sigurt nëse ka shumicën e dy të tretave, apo 80 nga 120 deputetë sa ka Kuvendi.

    Seanca është shtyrë tre herë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ndërsa partitë kanë shkëmbyer akuza për presione, shantazhe dhe ofrim të parave për ...

  • Në selinë e NATO-s mbahen bisedime për Maqedoninë

    18 Tetor, 2018

    nato mkNë selinë e NATO-s në Bruksel, të enjten filluan bisedimet në mes delegacionit të Maqedonisë dhe zyrtarëve të Aleancës, për anëtarësimin e këtij vendi ballkanik. Bisedimet përfshijnë aspektet politike, ushtarake e juridike, ndërsa pritet të caktohet një afat kohor për përfundimin e procesit, që sipas pritjeve në Shkup, kjo do të ndodhë në muajin dhjetor.

    Delegacionin e Maqedonisë ...

  • Mickoski: Marrëveshja e Prespës ka vdekur

    18 Tetor, 2018

    MickovskiKreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski thotë për Deutsche Wellen se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen historike për emrin me Greqinë, që do të hapte rrugën e integrimit të Maqedonisë për në NATO e BE.

    Në kohën që Parlamenti i Maqedonisë ka hyrë në ditën e tretë të debatit për të aprovuar apo jo marrëveshjen për ndryshimin ...

  • Çfarë ndodhi me Nikos Kotzias? Kriza e Athinës

    18 Tetor, 2018

    Tsipras KotziasNë shenjë proteste kundër partnerit populist, pjesë e koalicionit qeverisës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën. Sa e rrezikon ky hap kompromisin për emrin me Maqedoninë?

    “Me dhimbje në zemër” – kështu e ka pranuar  kryeministri grek, Aleksis Tsipras dorëheqjen e ministrit të të Jashtëm, Nikos Kotzias. Tani këtë detyrë ai do ta ushtrojë vetë. ...

  • Problemi me “Maqedoninë e Veriut”

    17 Tetor, 2018

    fyromEmri i ri, të njëjtat deluzione të vjetra

    Këtë verë, Greqia dhe Maqedonia – e njohur ndërkombëtarisht me emërtimin në OKB si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ose IRJM – bënë bujë në media me njoftimin e pazakontë: sipas një marrëveshje të përkohshme, të njohur si Marrëveshja e Prespës, IRJM do të ndryshonte emrin e saj në “Republikën të Maqedonisë ...

  • Greqi, dorëhiqet ministri i jashtëm Kotzias

    17 Tetor, 2018

    Kotzias 1Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias u largua të mërkurën nga posti për shkak të mosmarrëveshjeve në kabinet rreth emrit të Maqedonisë.

    Kryeministri Alexis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e ministrit të jashtëm, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë duke shtuar se postin e tij do ta marrë zoti Tsipras.

    Në një takim të qeverisë dje, zoti Kotzias u ...

  • Efektet e ofertës së Zaevit për falje mund të jenë edhe negative

    16 Tetor, 2018

    zaevNjohësit e çështjeve juridike thonë se ftesa e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev për “falje dhe pajtim” në asnjë mënyrë nuk duhet t’i hap rrugë amnistisë për ngjarjet e dhunshme që ndodhën në parlament më 27 prill të vitit të kaluar.

    Naser Ziberi, njohës i çështjeve juridike, i cili njëherësh ka ushtruar për disa mandate edhe ...

  • Nga nesër nëse hidhni mbeturina jashtë kontejnerëve do të gjobiteni

    16 Tetor, 2018

    mbeturinatQë nga dita e nesërme, kushdo që hedh mbeturina jashtë kontejnerëve apo djegin mbeturina do të gjobitën prej 20 deri në 100 euro.

    Kjo pasi nesër, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi  do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.

    Përmes këtij udhëzimi administrativ, të gjithë personat fizik që hedhin mbeturina jashtë kontenjereve apo djegin mbeturina do ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"