Mbi 30 letërnjoftime janë regjistruar me një adresë, edhe ate adresën e deputetes së Partisë Socialiste, Vladanka Aviroviq, që është në koalicion me VMRO-DPMNE.
Bëhet fjalë për rrugën “Kiro Krstevski” në Shkup, ku aty nga viti 2013 me një adresë figuronin 30 veta, ndërsa bëhet fjalë për një apartament të zakonshëm. Nga ana tjetër, të gjithë të regjistruesit thuhet se janë shtetas të Shqipërisë, të deklaruar si maqedonas dhe që janë pajisur edhe me shtetësinë e Maqedonisë. (INA)