Covid-19: 22 raste të reja, 2 të vdekur (1 prej Tetove) dhe 50 persona të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të shkuara janë kryer 533 testime, dhe janë konfirmuar 22 raste të reja të covid-19 në: Shkup-8, Veles-4, Tetovë-3, Shtip-2, Prilep-2, Strugë-1, Sveti Nikol- 1 dhe Gostivar-1.

Në spitalin “8 Shtator” ndërruan jetë, një pacientë nga Shkupi (78 vjeçar) i pranuar më 7 maj dhe një pacientë nga Tetova (77 vjeçar) i trajtuar në spital që më 14 maj.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 50 pacientë të rikuperuar. edhe atë : Shkupi 16, Kumanovë 10,  Prilep 6, Tetovë 15,  Veles 1, Kriva Palankë 1 dhe  Valandovë 1.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, 203 teste janë pjesë e skrinimit të kopshteve në Veles dhe Shkup dhe të gjitha janë negative.

Nga 908 testet e bëra deri më tani mbi punonjësit në kopshteve në Manastir, Shkup dhe Veles, është konfirmuar vetëm një rast pozitiv i covid-19 në Manastir.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 1839, numri i pacientëve të rikuperuar është 1351, numri i të ndjerëve është 106 dhe aktualisht numri i rasteve aktive  është 382.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 22.255 teste të Covid-19, (por nuk jepen detaje në numra se sa persona janë testuar gjithsejtë).

Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara përsëri janë regjistruar edhe 3 raste të reja,  një person ka ndërruar jetë, 15 persona janë shëruar dhe numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 66.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive :

1. Shkupi me 143 raste aktive

2. Tetova me 66 raste aktive

3. Prilepi me 59 raste aktive

4. Velesi me 53 raste aktive

5. Kumanova me 21 raste aktive

lista vazhdon me qytetet e tjera ku numri i rasteve aktive bie ndër 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>