Ashtu siç është edhe ky status i Bekim Qokut, thjesht një farsë, mashtrim.
Ja, meqë po e sqaron kaq bukur farsën e “Ligjit për gjuhën shqipe”, Bekim Qoku le të sqarojë opinionin edhe cili ishte qëndrimi i Albin Kurtit dhe Lëvizjes për VetëVendosje, kur u soll ky ligj!?
Zero, asnjë qëndrim! Ashtu siç bën LVV edhe tani, pasi e kreu misionin për të sjellur jeniçerët e Erdogan në pushtet – heshtje dhe miratim për çdo vendim të VMRO!
Bekim Qoku mund të shtojë edhe faktin që edhe këta bashkëpunëtorë të tij, të gjithë, një më një, e votuan në parlament këtë ligj tallës me shqiptarët!
Vetëm një ndryshim – në atë kohë LVV përkrahte edhe Zijadin Selën, i cili gjithashtu votoi dhe arsyetoi fuqishëm ligjin për përdorimin e gjuhëve. LVV e përkrahu dhe mbështeti, thjeshtë për t’ua bërë dhuratë jeniçerëve të Erdoganit. Dhe kur ai (nuk dihet motivi) e refuzoi këtë, përkrahja e LVV pushoi. Jeniçerët e Erdogan, duhej të kënaqeshin vetëm me Arben Taravarin.
Kjo është e vërteta!
Afrim Fanda