Banorët e Mavrovës dhe Rostushës protestuan kundër EVN

Banorë të rajonit të Rekës së Epërme dhe Mavrovës e Rostushes kanë protestuar sot kundër EVN Maqedoni. (FOTO)Banorët mbajtën protestën para qendrës administrative të komunës Mavrovë – Rostushë, me thirrjet dhe akuzat kundër korporatës EVN Maqedoni, për të cilën kanë theksuar se është fajtore për mungesën e dritave në vendbanimet e tyre për rreth nëntë ditë.

Ata kanë kërkuar urgjentisht sanimin e gjendjes dhe furnizimin me energji elektrike, ndërsa janë paralajmëruar edhe padi kundër kompanisë.

Organizatorët e protestës theksuan se do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e pësuara në shtëpitë e tyre, por edhe për dëmet në bizneset e tyre, sidomos në këtë periudhë të sezonit turistik dimëror.

Por EVN sot informoi se nuk ka rajone kritike pa energji elektrike në vend.

“Mbeten një numër i vogël i fshatrave, të cilat janë në pjesët larta malore dhe pjesa më e madhe janë të pabanuara, por krijohen kushte dhe gjatë ditës do të furnizohen edhe ata me energji elektrike”, deklaroi Igor Gievski nga EVN Maqedoni.

Por megjithatë banorët e zonave të dëmtuara insistojnë për dëmshpërblim për dëmet që kanë pësuar në amvisëritë e tyre, aparaturat shtëpiake, prishja e ushqimeve, mungesa e energjisë për ngrohje dhe dëmet e tjera të bizneseve.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>