Komunikacioni i vështirësuar, ndalesa për kamionë në disa pjesë ë rrugëve

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, me copëza të mbetura të borës nëpër rrugë. Për shkak të temperaturave të ulta në orët e mëngjesit vërehet paraqitje të ngricës, kumtoi Auto Moto Lidhja e Maqedonisë.Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në akset rrugore Gostivar – Mavrovë – Dibër, Dibër – Strugë, si dhe kalimet malore Strazhë, Presekë, Bukovë dhe Gjavatë. Ndalesa për qarkullim të vendkalimeve malore Presekë vlen edhe për autobusë.

Drejtimi rrugor Kërçovë-Ohër-Kërçovë ishte i ndërprerë për të gjitha llojet e automjeteve mbrëmë prej orës 23 deri në orën 2 të mëngjesit. Automjetet të cilat qarkulluan nga Ohri drejt Shkupit u kthyen në drejtimin rrugor Ohër-Resnjë-Manastir- Demir Hisar- Kërçovë, ndërsa kthimi i atyre të cilët qarkulluan nga Shkupi drejt Ohrit ishte në drejtimin rrugor Kërçovë-Demir Hisar-Manastir-Ohër.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. (lajm)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>