Me Serbinë roaming të lirë, me Shqipërinë jo

Nga 30 qershori hyjnë në fuqi çmimet e reja për shërbimin roaming me Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, deklaroi drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) Robert Ordanovski. Edhe pse ishte paralajmëruar, roaming të lirë nuk do të ketë me Shqipërinë, e aq më pak me Kosovën. “Marrëveshja është arritur në takimin e fundit të përfaqësuesve të katër vendeve në Beograd. Maqedonia tashmë e ka ndryshuar Ligjin për telekomunikacion elektronik me të cilat parashihet e drejta që AKE, si trup rregullator të mund t’i përcaktojë çmimet e roamingut, me çka janë krijuar kushte për zbatim të Marrëveshjes mes Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës për çmimet e reja të shërbimeve roaming”, deklaroi Ordanovski. Sipas marrëveshjes, çmimet e roamingut në këto shtete për bisedat telefonike, për SMS dhe për internet , do të ulen dukshëm, respektivisht do të nivelizohen me ato të vendeve të BE-së, raporton “Lajm”. Tani për tani nuk ka ndonjë sqarim se pse në këtë marrëveshje nuk janë përfshirë dhe Shqipëria dhe Kosova. (lajm)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>