Sindikata multi-etnike: Marrëveshja mes SASHK-ut dhe Ministrisë së arsimit nuk garanton zgjidhje

Ndërprerja e grevës së mësimdhënësve nga ana e këshillit të SASHK-ut është miratuar pa asnjë konsultim paraprak me anëtarësinë dhe pa plotësimin e asnjë kërkese që kishin mësuesit grevistë. Akuzat në adresë të SASHK-ut i bëri sot Sindikata Multi-Etnike e Arsimit. Kryetarja e kësaj sindikate, Suzana Stefanoviq thotë se Jakim Nedellkov gënjen mësuesit kur thotë se gjobat e testimit ekstern janë hequr dhe gënjen edhe për faktin tjetër se MASH-i do t’i paguaj mësimdhënësit për 11 ditët sa zgjati greva.“Jemi të revoltuar që greva është ndërprerë pa arritur zgjidhje për asnjë nga kërkesat konkrete. Ne përsëri dëgjuam: do të merremi vesh, do të takohemi, do të punojmë në këtë projekt. Gjëja e vetme që dëgjuam është se për një vit janë shtyrë gjobat për mësuesit por edhe kjo nuk është zgjidhje konkrete, thuhet janë shtyrë për një vit dhe më pas do të bisedojmë! Nuk dëgjuam nëse është arritur marrëveshje me Ministrinë, nëse mësuesve grevistë do t’u paguhen mëditjet, por dëgjuam sindikatën se gjoja ministria do të duhet të jap mëditje,’ deklaroi Suzana Stefanoviq, kryetare e Sindikatës Multi-Etnike të Arsimit.

Nga Sindikata Multi-etnike e Arsimit akuzuan SASHK-un edhe për papjekuri dhe prishje të organizimit sindikal në vend.

“Nëse nuk ka ndonjë arsye tjetër pse u ndërpre greva në arsim, atëherë ky është tregues i qartë për diletantizmin e skajshëm të treguar nga ata! Vendimi për ndërprerje të grevës erdhi kur pushteti po përballej me presion të madh me qëllim realizimin e të drejtave të punëtorëve, një ditë para protestave të mësimdhënësve, të cila me siguri do të ishte masive dhe do të ishte forcë shtesë që SASHK-u të realizonte të gjitha kërkesat,” tha Zdravko Savevski, sekretar i SMA-së.

Sindikata Multi-Etnike e Arsimit është nëndegë e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe nuk ka të bëjë aspak me Sindikatën që organizoi deri tani grevën. Valmir Kuçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>