Të akuzuarit për protestat kundër “Monstra” ftohen për të vuajtur burgun

Gjashtë të dënuarëve për protestat kundër procesit “Monstra” u kanë mbërritur ftesat për të vuajtur dënimin me burg.Njëri nga të dënuarit ka deklaruar për INA se ditëve të fundit kanë pranuar ftesat për të vuajtur dënimin e shqiptuar prej 2 vjet e 6 muaj burg dhe se ata janë të habitur se muaj më parë kishin marrë premtimet nga disa politikanë në pushtet se janë të liruar nga këto dënime.

“Ditëve të fundit jemi informuar nga avokatët tanë mbrojtës se duhet të shkojmë në burg për të vuajtur dënimin. Sipas vendimit të gjykatës, jemi të urdhëruar që nga 18 shkurti të shkojmë në Idrizovë. Na vjen keq se disa politikanë dhe funksionarë nga BDI na kishin premtuar se na janë hequr dënimet dhe nuk do të vuajmë burg”, theksuan për INA, të burgusorit për këtë rast.

Gjykata penale e Shkupit nga mesi i vitit të kaluar shqiptoi dënimet me burg për Arian Rexhepi, Muaharem Bardhi. Adem Abdullovski, Enur Iljaz, Muharrem Isa dhe Rami Buçi, për pjesëmarrje në protestat kundër procesit gjyqësor “Monstra”, pas shpalljes së dënimit me burgim të përjetshëm për 6 shqiptarët nga Shkupi, të cilët akuzohen se në prillin e 2012 kishin vrarë pesë maqedonas pranë liqenit të Smilkovcit në Shkup.

Të dënuarit për protestat muajve të fundit ishin lënë për tu mbrojtur në liri, por më në fund ata theksojnë se do të duhet të shkojnë në burg. Ata alarmojnë për të ndihmuar në heqjen e këtyre dënimeve duke apeluar që politikanët e BDI-së, që kishin premtuar të mbajnë premtimin.

Aktakuza i ngrarkon ata veprën “pjesëmarrje në turmë që do të shkaktonte vepër penale”. Protestat ishin organizuar nga fillimi i korrikut të vitit të kaluar, pas shpalljes së vendimit të gjykatës për “Monstra”. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>