Albin Kurti viziton Bosnjen dhe Hercegovinën…

Albin Sarajeve“E nisa vizitën time në Sarajevë duke vendosur lule në memorialin e fëmijëve të vrarë të Sarajevës së rrethuar, një vend i trishtimit dhe kujtimit të thellë” deklaroi Albin Kurti, me rastin e vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë, ku takoi zyrtarët e lartë boshnjakë dhe kroatë.

“Serbia mohon gjenocidin në Kosovë, mohon gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë, mohon masakrën në Srebrenicë, masakrën në Reçak, mohojnë të kaluarën e tyre kriminale sepse dëshmojnë dhe tregojnë se do të përsërisnin atë që bënë po të kishin mundësi”

I lumtë Albinit.

Por, di dikush t’më sqarojë se pse Albini, erdhi disa herë në Republikën e parë serbe, në atë kohë të quajtur Maqedoni, më vonë IRJM, dhe tani “Maqedonia e Veriut”, madje bëri dhe koalicion qeveritar me “Dodikun” e ish IRJM, por kurrë nuk përmendi masakrën e Monopolit në Tetovë (1945), Masakrën e Gostivarit (1945), Masakrat në Kumanovë dhe Shkup (1945-1946), Masakrat në fshatrat shqiptare të Karadakut (1945-1946), Masakrat e Kërçovës (1945-1948), Masakrën e Lubotenit (2001), Masakrën e Sllubçanit (2001), Masakrën e Brodecit (2007), Masakrën e Kumanovës (2015)…?

Di dikush t’më sqarojë se pse partia e Albinit, V-LEN dhe “intelektualët” mbështetës të VLEN, nuk kërkojnë ngritjen e një komisioni ndërkombëtar për të ndriçuar dhe dënuar këto masakra, si një hap i domosdoshëm për të nxjerë në dritë të vërtetën historike dhe vendosjen e drejtësisë, mbi themelet e së cilës do të ndërtohej një shtet i së drejtës i pranueshëm edhe për shqipatarët? Por në vend të kësaj i’u bashkuan kërkesës së VMRO për ngritjen e një tribunali Ndërkombëtar për luftën e UÇK-së më 2001-së dhe rihapjen e rasteve të Hagës për UÇK?

Apo i di Erdogani këto punë!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>