Amantidis: Greqia kërkon ‘egra omnes’ ndërsa në proces janë të kënaqura dy palët

Ioannis-Amanatidis-Zv.shefi i diplomacisë greke, Ioannis Amanatidis në një intervistë për radion kombëtare greke ka thënë se vullneti i Zoran Zaev me deklaratat e tij tregon se ka hapësirë për të gjetur gjuhë të përbashkët lidhur me emrin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Amantidis thotë se riemërimi i autostradës dhe aeroportit të Maqedonisë janë heqja e shenjave irredentiste.

Ai thotë se Greqia kërkon ‘egra omnes’, që do të thotë që emri i ri i Maqedonisë do të përdoret edhe për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.

”Duhet të përmbahemi në qëndrimet tona në bisedime. Ka vullnet nga të dyja palët për zgjidhje.” tha Amantidis. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>