Prokuroria Speciale Publike, ka lëshuar urdhër arresti për kryetarin e Bashkisë minoritare të Pustecit në Pogradec, Edmond Themelko.
Themelko është nëvë në pranga sot në qytetin e Manastirit nën akuzën për manipulim zgjedhjesh.
Themelko bashkë me disa zyrtarë tjerë të lartë të vendit u arrestuan në kuadër të operacionit ‘Titanik’. Ato akuzohen për manipulime të procesit zgjedhor, ryshfet në këmbim të votës dhe shkelje të të drejtës për të votuar. (alsat)