Borisov: S’ka negociata me RMV derisa pakica Bullgare të jetë në Kushtetutë

BorisovIsh-kryeministri bullgar, Bojko Borisov deklaroi sot se nuk do të ketë negociata me Shkupin zyrtar derisa pakica bullgare të përfshihet në Kushtetutën e Maqedonisë. 

Borisov e shkroi në Facebook, pas takimit me përfaqësuesit e pakicës bullgare në Maqedoninë Veriore, të cilët i thanë se ndiheshin “si fantazma” sepse kryeministri dhe presidenti maqedonas po i trajtonin ata sikur të mos ekzistonin.

“Ata e dinë se mbështetja jonë si parti apo opozitë në pushtet varet nga njohja e minoritetit bullgar. Me Edi Ramën jam dakorduar menjëherë për të njëjtën temë, të njëjtën gjë pres edhe nga Zoran Zaev.“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Borisov.

Sipas tij, Bullgaria ka rënë në izolim ndërkombëtar gjatë muajve të fundit dhe vendet demokratike po qeshin me diplomacinë e tyre të dobët.

“Bullgaria po dridhet nga skandali, në vend që të diskutojë tema të rëndësishme si marrëdhëniet me Maqedoninë Veriore dhe kriza COVID-19. Rumen Radev emëron ministra me shtetësi të dyfishtë dhe përpiqet të bëjë presion në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Borisov, i cili shpreson se populli do ta largojë Radevin që më 14 nëntor, kur janë caktuar zgjedhjet.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>