Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1032 teste dhe janë regjistruar 115 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 53 – Strugë 13 – Ohër 8 – Tetovë 8 – Dibër 6 – Prilep 6 – Gostivar 5 – Kumanovë 4 – Kërçovë 4 – Shtip 3 – Resnjë 2 – Sveti Nikollë 1 – Veles 1 dhe Probishtip 1 .
Gjatë 24 orëve u regjistruan 7 viktima : 5 nga Shkupi , 1 nga Tetova dhe 1 nga Krusheva.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 40 pacient të shëruar në – Shkup 26 – Resnjë 6 – Kërçovë 3 – Gostivar 3 dhe Veles 2.
Deri më tani janë bërë 67.165 teste. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 7046, numri i pacientëve të rikuperuar është 3027, numri i të ndjerëve është 341 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3678.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 8 raste të reja dhe 1 të vdekur, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 392.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive:
- Shkup – 3294, aktiv 2007 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
- Tetovë – 766, aktiv 392 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Kumanovë – 797, aktiv 244 (me 109.228 banorë) .
- Shtip – 374, aktiv 161 (me 43.625 banorë) .
- Ohër- 204, aktiv 175 (51.591 banorë).
- Strugë – 265, aktive 167(me 65.801 banorë) .
- Resnjë – 122, aktiv 89 (me 16.313 banorë)
- Gostivar – 156, aktiv 93 (111.252 banorë) .
- Dibër – 109, aktiv 57 (me 20.863 banorë)
- Veles – 196, aktiv 43 (me 54.384 banorë)
- Koçani – 74, aktiv 21 (me 37.758 banorë)
- Prilep – 282, aktiv 56 (me 75.132 banorë)
- Manastir – 61, aktiv 22 (me 91.983 banorë)
- Kërçovë – 48, aktiv 39 (me 56.937 banorë)
- Probishtip – 26, aktiv 17 (me 15.085 banorë)
Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim, rritja e numrit të të infektuarve kufizon lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit, si dhe ndalon ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje, mosardhja e gurbetçarëve ndikon në ekonominë tonë, çdo gjë është në dorën tonë, zgjidh vetë dhe vepro.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.