Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1279 teste dhe janë regjistruar 153 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 66 – Tetovë 20 – Kumanovë 13 – Shtip 13 – Resnjë 12 – Ohër 7 – Strugë 7 – Kërçovë 6 – Sveti Nikollë 3 – Prilep 2 – Manastir 1 – Probishtip 1 – Koçani 1 dhe Kriva Pallankë 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 6 viktima edhe atë 2 nga Shtipi, 1 nga Shkupi, 1 nga Ohri, 1 nga Tetova dhe 1 nga Resnja:
Në Spitalin “8 Shtatori ” në Shkup, pas pranimit vdiq një pacient 53-vjeçar, nga Resnja dhe një pacient 61-vjeçar, nga Shkupi, i trajtuar prej 23 qershorit. – Në spitalin e Shtipit, vdiqën 2 pacient: një pacient 80-vjeçar, i hospitalizuar më 5 qershor dhe një pacient 75-vjeçar, i hospitalizuar më 24 qershor. Në spitalin e Ohrit, vdiq një pacient 68-vjeçar, i hospitalizuar më 5 qershor dhe një pacient 75-vjeçar, i hospitalizuar më 23 qershor. – Sot gjithashtu u evidentua edhe 1pacient 79-vjeçar, nga Tetova që vdiq më herët, me këta raste të vdekjeve, numri i personave që kanë ndërruar jetë u rrit në 265.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 75 pacient të shëruar në – Shkup 47 – Shtip 13 – Tetovë 3 – Ohri 3 – Strugë 2 – Gjevgjeli 2 – Veles 1 – Prilep 1 – Kavadarci 1 – Koçani 1 dhe Probishtip 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 5595, numri i pacientëve të rikuperuar është 2166, numri i të ndjerëve është 265 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3164.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 20 raste të reja, 1 të vdekur dhe 3 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 355.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive:
- Shkup – 2730, aktiv 1800 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
- Tetovë – 603, aktiv 355 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë) .
- Kumanovë – 723, aktiv 268 (me 109.228 banorë) .
- Shtip – 290, aktiv 184 (me 43.625 banorë) .
- Strugë – 389, aktive 107 (me 65.801 banorë) .
- Ohër- 131, aktiv 107 (51.591 banorë).
- Resnjë – 85, aktiv 83 (me 16.313 banorë)
- Gostivar – 91, aktiv 52 (111.252 banorë) .
- Veles – 172, aktiv 32 (me 54.384 banorë)
- Dibër – 83, aktiv 31 (me 20.863 banorë)
- Koçani – 63, aktiv 27 (me 37.758 banorë)
- Prilep – 240, aktiv 20 (me 75.132 banorë)
- Probishtip – 14, aktiv 9 (me 15.085 banorë)
- Manastir – 44, aktiv 15 (me 91.983 banorë)
- Kërçovë – 16, aktiv 12 (me 56.937 banorë)