Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të shkuara janë kryer 512 testime, dhe janë konfirmuar 19 raste të reja të covid-19 në: Shkup-11, ,Kumanov-2, Prilep-1, Tetovë-1, Veles-1,Gostivar-1,Strumicë-1 dhe Vinicë-1.
Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ndërroi jetë një pacientë nga Prilepi (41 vjeçar) i cili ka qenë në trajtim spitalor më shumë se 40 ditë.
Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 16 pacientë të rikuperuar edhe atë në Shkup 7, Tetovë 3, Negotinë 3, Kumanovë 1, Veles 1 dhe Koçani 1, .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1858, numri i pacientëve të rikuperuar është 1367, numri i të ndjerëve është 110, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 381.
Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, 223 teste janë pjesë e skrinimit të kopshteve dhe të gjitha janë negativ.Nga 1131 testet e bëra deri më tani mbi punonjësit e kopshteve , është konfirmuar vetëm një rast pozitiv i covid-19 në Manastir. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 22.767 teste të Covid-19 (bëhet fjalë për teste të harxhuara por jo sa persona janë testuar gjithsejt).
Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara eshtë regjistruar edhe 1 rast të ri, 3 pacient jane rikuperuar dhe numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 63.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
1. Shkupi me 145 raste aktive
2. Tetova me 63 raste aktive
3. Prilepi me 59 raste aktive
4. Velesi me 53 raste aktive
5. Kumanova me 22 raste aktive
lista vazhdon me qytetet e tjera ku numri i rasteve aktive bie ndër 10.