Covid 19: 21 raste të reja dhe 17 persona të shëruar

E heneMinistria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 258 testime dhe janë konfirmuar 21 raste të reja të covid-19 edhe atë në Shkup 12, në Tetovë 5, në Kumanovë 3 dhe në Shtip 2.

Ministria e Shëndetësisë  regjistroi 17 pacientë të rikuperuar, prej tyre në Shkup 7, në Prilep 2,  në Veles 2, Kumanov; 2, Gostivar 1, Kriva Pallankë 1, Pehçevo 1 dhe Berovë 1 .

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1999, numri i pacientëve të rikuperuar është 1439, numri i të ndjerëve është 113, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 447.

Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara përsëri janë regjistruar 5 raste të reja dhe nuk kemi asnjë të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është rritur në 82.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive :

1. Shkupi me 204 raste aktive

2. Territori i Tetovës me 82 raste aktive

3. Prilepi me 46 raste aktive

4. Velesi me 41 raste aktive

5. Kumanova me 35 raste aktive

lista vazhdon me qytetet e tjera ku numri i rasteve aktive bie ndër 10.

kufizimetPërndryshe ora policore ,vazhdon edhe sot, dita e Hënë  dhe do të zgjasë deri nesër, të martën në ora 05:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>