Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1612 teste dhe janë regjistruar 164 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 59 – Sveti Nikollë 23 – Dibër 18 – Shtip 17 – Kumanovë 12 – Gostivar 9 – Tetovë 6 – Strugë 6 – Kërçovë 6 – Kavadarci 2 – Probishtip 2 – Manastir 1 – Prilep 1– Resnjë 1 dhe Demir Hisar 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 5 viktima : 3 nga Shkupi, 1 nga Tetova, dhe 1 nga Resnja.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 74 pacient të shëruar në – Shkup 42 – Shtip 7 – Resnjë 7 – Ohër 6 – Strugë 4 – Kavadarci 3 – Sveti Nikollë 2 – Tetovë 1 – Veles 1 dhe Negotinë 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 8786, numri i pacientëve të rikuperuar është 4676, numri i të ndjerëve është 406 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3704.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 6 raste të reja, 1 viktimë dhe 1 të shëruar.
Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.