Covid 19: në 24 orët e fundit, prej 1524 testeve, kemi 404 raste të reja, 14 viktima dhe 182 persona të shëruar

masat kunder covidGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1524 teste dhe 404 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në:
  • Shkup – 172 (gjithsejtë 11201/aktive 3388)(territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 41 (gjithsejtë 1897/aktive 395)(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strumica – 29 (gjithsejtë 705/aktive 419) (me 57.175 banorë)
  • Prilep – 25 (gjithsejtë 1897/aktive 395) (me 75.132 banorë).
  • Gostivar – 20 (gjithsejtë 1096/aktive 140) (111.252 banorë) .
  • Koçani – 18  (gjithsejtë 632/aktive 210) (me 37.758 banorë).
  • Kumanovë – 15  (gjithsejtë 2095/aktive 310(me 109.228 banorë) .
  • Ohër- 11  (gjithsejtë 593 aktive 159) (51.591 banorë).
  • Gjevgjelia – 9 (gjithsejtë 317/aktive 169) (me 22.706 banorë)
  • Negotinë – 9 (gjithsejtë 116/aktive 58) (me  19.327 banorë).
  • Shtip – 8  (gjithsejtë 1529/aktive 140) (me 43.625 banorë) .
  • Veles – 6 (gjithsejtë 488/aktive 136) (me  54.384 banorë).
  • Berovë – 6 (gjithsejtë 185/aktive 49) (me 12.813 banorë).
  • Kavadarci – 5 (gjithsejtë 411/aktive 158) (me 38.741 banorë).
  • Strugë – 4 (gjithsejtë 771/aktive 80) (me 65.801 banorë) .
  • Dibër – 4 (gjithsejtë 319/aktive 57) (me 20.863 banorë).
  • Delçevë – 4 (gjithsejtë 226/aktive 128) (me 17.713 banorë).
  • Manastir – 4  (gjithsejtë 525/aktive 171) (me 91.983 banorë).
  • Kërçovë – 3 (gjithsejtë 475/aktive 122) (me 56.937 banorë).
  • Probishtip – 3 (gjithsejtë 155/aktive 25) (me 15.085 banorë).
  • Vinicë – 2  (gjithsejtë 162/aktive 58) (me 19.391 banorë).
  • Resnjë – 2  (gjithsejtë 222/aktive 53) (me 16.313 banorë)
  • Kriva Pallanka – 2 (gjithsejtë 201/aktive 74) (me  20.820 banorë).
  • Sveti Nikollë – 2  (gjithsejtë 447/ aktive 58) (me 17.683 banorë)
Kanë ndërruar jetë 14 pacientë,  2 pacientë nga Resnja (52 dhe 83 vjeç), 2 nga Kumanova (76 dhe 66 vjeç), 1 nga Tetova (59 vjeç), 1 nga Prilepi (77 vjeç),1 nga Kriva Pallanka (65 vjeç), 1 nga Shkupi (80 vjeç), 1 nga Gjevgjelija (51 vjeç), 1 nga Koçani (83 vjeç), 1 nga Struga (66 vjeç), 1 nga Manastiri (68 vjeç),  1 nga Vinica (67 vjeç) dhe 1 nga Berova (67 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 182 pacientë të rikuperuar nga:-Shkup 107-Kumanovë 4-Shtip 9-Prilep 10-Tetovë 11-Strugë 4-Manastir 3-Ohër 1-Gostivar 1-Gjevgjeli 5-Strumicë 4-Radovish 6-Koçani 6-Probishtip1-Makedonski Brod 1-Pehçevë 2-Valandovë 3-Sveti Nikolë 1 dhe Kërçovë 3.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 233 137 teste të COVID -19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 26394, numri i pacientëve të shëruar është 18430, numri i vdekjeve është 897 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 7067.
risk
Deri sa tek ne, ende vazhdojnë me teoritë konspirative rreth virusit covid 19, shoqëritë e qytetëruara, jo-injorante, si shumë vende të Evropës dhe Botës, ku kemi edhe rritje të numrit të infektuarve me Covid 19, marin masa mbrojtëse, kufizime dhe i respektojnë udhëzimet për mbrojtje nga covid-19, prandaj,
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>