Covid 19: prej 1990 testeve, sot, kemi 371 raste të reja, 4 viktima dhe 104 persona të shëruar

E merkureGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1990 teste dhe 371 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:
-Shkup 182-Kumanovë 12 -Dibër 3 -Shtip 13 -Prilep 5 -Tetovë 8 – Veles7 -Manastir6 -Ohër 1 -Kavadarci 4 -Gostivar 11 -Gjevgjeli 12 -Strumicë 12 -Kriva Pallankë 3 -Radovish 5 -Koçani 18 -Valandovë 3 -Dellçevë 2 – Sveti Nikollë 4 -Kërçovë 4 -Resnje 1 -Negotinë 1.
4 persona kanë ndërruar jetë , një pacient nga Shkupi (59 vjeç), një pacient nga Struga (65 vjeç) dhe dy pacient nga Gostivari (71 dhe 76 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 104 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 24-Kumanovë 12-Shtip 3-Prilep 14-Tetovë 8-Strugë 3-Veles3-Manastir 5-Kavadarci 2 -Gostivar 7 -Gjevgjeli 1 -Strumicë 4 -Radovish 4 -Koçani 6-Probishtip 2 -Makedonski Brod 1 -Pehçevë1-Berovë 2 -Vinicë 1 dhe Kërçovë 1.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithësej 199.372 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 19.413, numri i pacientëve të rikuperuar është 15.749, numri i vdekjeve është 772, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.892.
Në shumë vende të Evropës kemi rritje të numrit të infektuarve me Covid 19, institucionet kanë filluar të marin masa kufiuese dhe e paralajmërojnë si shenjë e valës së dytë, prandaj, Ju lutemi mbroni vetveten,  ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>