Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2006 teste dhe 141 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: -Shkup 51 -Kumanovë 19 -Strugë 16 -Shtip 15 -Prilep 6 -Tetovë 6 -Manastir 4 -Dibër 2 – Veles 2 – Ohër 2 -Gostivar 2 -Kërçovë 2 -Makedonski Brod 2 -Sveti Nikole 2 -Vinica 2 -Probishtip 2 – Kavadarci 1 – Gjevgjeli 1 – Radovish 1 – Berovë 1 – Delçevë 1 – Negotinë 1.
Kanë ndërruar jetë 4 persona dy pacient nga Shkupi (55 dhe 54), një paciente nga Kavadarci (69) dhe një paciente nga Sveti Nikollë (70).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 93 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 25 -Shtip 33 -Kërçovë 11 -Tetovë 10 -Manastir 7 -Demir Hisar 2 – Veles 2 -Prilep 1 -Makedonski Brod 1- Probishtip 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsejtë 125128 teste të COVID -19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12653, numri i pacientëve të rikuperuar është 9123, numri i atyre që humbën jetën është 539 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2991.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertë”, “analistë” “mjekë” nëpër rrjete sociale, të cilët si duket se prej mërzisë, nuk dinë si të kalojnë kohën, komentojnë në çdo studim dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse.
Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!
Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kontaktoni nëpërmjet linjës me mjekun e familjes.
– Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.