Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2441 teste dhe 445 raste të reja të COVID -19 u regjistruan në: -Shkup 249-Kumanovë 12-Shtip 13-Prilep 25-Tetovë 16-Strugë 7-Veles 7-Manastir 14-Ohër 12-Kavadarci 3-Gostivar 12-Gjevgjeli 2-Strumicë 36-Kriva Pallankë 5-Radovish 7-Koçani 6-Probishtip 1-Berovë 2-Vinicë 3-Delçevë 2-Sveti Nikolë 4-Kërçovë 6 dhe Resnje 1.
Kanë ndërruar jetë 9 pacientë, dy pacient nga Shkupi (72 dhe 62 vjeç), një nga Kumanova (66 vjeç), dy nga Struga (58 dhe 65 vjeç), një nga Strumica (80 vjeç), një nga Kriva Pallanka (83 vjeç), një nga Probishtipi (60 vjeç) dhe një pacient nga Sveti Nikolë (65 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 194 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 77-Kumanovë 15-Shtip 11-Prilep 7-Tetovë 11-Strugë 1-Veles 1-Manastir 5-Gostivar 12-Gjevgjeli 2-Strumicë 14-Radovish 3-Koçani 18-Probishtip 2-Pehçevë 1-Berovë 5-Valandovë 4-Vinicë 2
-Sveti Nikolë 2 dhe Kërçovë 1.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithësej 211,790 teste të COVID -19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 21,636, numri i pacientëve të rikuperuar është 16,591, numri i vdekjeve është 809 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4236.
Deri sa tek ne ende vazhdojnë me teoritë konspirative rreth virusit covid 19, shoqëritë e qytetëruara, jo-injorante si shumë vende të Evropës dhe Botës, ku kemi edhe rritje të numrit të infektuarve me Covid 19, institucionet kanë filluar të marin masa kufizuese dhe e paralajmërojnë si shenjë e valës së dytë, prandaj,
Ju lutemi mbroni vetveten, ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.
Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!
Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.
– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.