Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 5724 teste dhe 760 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
- Shkup – 325(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Kumanovë – 65(me 109.228 banorë)
- Tetovë – 63(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Gostivar – 37(111.252 banorë)
- Strumica – 31(me 57.175 banorë)
- Kërçovë – 28(me 56.937 banorë)
- Strugë – 26(me 65.801 banorë)
- Ohër- 24(51.591 banorë)
- Shtip – 24(me 43.625 banorë)
- Dibër – 24(me 20.863 banorë)
- Kavadarci – 18(me 38.741 banorë)
- Veles –17(me 54.384 banorë)
- Manastir – 9(me 91.983 banorë)
- Prilep – 9(me 75.132 banorë)
- Radovish – 9(me 29.100 banorë)
- Koçani – 8(me 37.758 banorë)
- Negotinë – 5(me 19.327 banorë)
- Delçevë –5(me 17.713 banorë)
- Kratovë – 4(me 9.376 banorë)
- Probishtip – 4(me 15.085 banorë)
- Sveti Nikollë – 4(me 17.683 banorë)
- Resnje – 3(me 16.313 banorë)
- Bogdanci– 2(me 8.178 banorë)
- Kriva Pallanka – 2(me 20.820 banorë)
- Makedonski Brod – 2(me 6.166 banorë)
- Gjevgjeli – 1(me 22.706 banorë)
- Vallandovë – 1(me 11.773 banorë)…
Kanë ndërruar jetë 23 persona: 9 persona të vdekur nga Shkupi (82, 81, 79, 71, 70, 60, 59, 58 dhe 48 vjeç), nga 2 persona të vdekur nga Kumanova (77 dhe 67 vjeç), Prilepi (81 dhe 78 vjeç), Gostivari (74 dhe 65 vjeç), Strumica (83 dhe 68 vjeç), Kërçova (73 dhe 71 vjeç) dhe Dibra (75 dhe 59 vjeç), dhe nga një person i vdekur nga Tetova (48 vjeç) dhe Vinica (47 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 644 pacientë të rikuperuar.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 1.169.901 teste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 178.159, numri i pacientëve të shëruar është 157.294, numri i vdekjeve është 5.987 dhe numri i rasteve aktive është 14.878.