Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 904 teste dhe janë regjistruar 127 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 57– Shtip 13 – Sveti Nikollë 12 – Strugë 10 – Gostivar 8 – Ohër 7 – Tetovë 6 – Kumanovë 4 – Kërçovë 4 – Probishtip 2 – Kratovë 2 – Kavadarci 1 dhe Demir Hisar 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 8 viktima : 5 nga Shkupi 1 nga Tetova, 1 nga Struga dhe 1 nga Kërçova.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 83 pacient të shëruar në – Shkup 35 – Tetovë 33 – Shtip 8 – Gostivar 5 –Veles 1 dhe Pehçevë 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 9153, numri i pacientëve të rikuperuar është 4810, numri i të ndjerëve është 422 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3921.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 6 raste të reja, 1 viktimë dhe 33 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 297.
Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.