Covid 19: prej 947 testeve, kemi 365 raste të reja, 25 viktima dhe 1059 persona të shëruar

E heneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 947 teste dhe 365 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 126 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 33 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 27 (me 109.228 banorë).
  • Veles – 26 (me  54.384 banorë).
  • Kavadarci – 25 (me 38.741 banorë).
  • Gostivar – 22 (111.252 banorë).
  • Negotinë – 23 (me  19.327 banorë).
  • Shtip – 19 (me 43.625 banorë) .
  • Gjevgjeli – 12 (me 22.706 banorë)
  • Prilep – 9 (me 75.132 banorë).
  • Manastir – 7 (me 91.983 banorë).
  • Strumica – 7 (me 57.175 banorë)
  • Radovish – 5 (me 29.100 banorë).
  • Sveti Nikollë – 5 (me 17.683 banorë)
  • Kriva Pallanka – 4 (me  20.820 banorë).
  • Kërçovë – 3 (me 56.937 banorë).
  • Resnjë –3 (me 16.313 banorë)
  • Ohër- 2 (51.591 banorë).
  • Koçani – 2 (me 37.758 banorë).
  • Berovë – 1 (me 12.813 banorë).
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë).
  • Probishtip – 1 (me 15.085 banorë).
  • Makedonski Brod – 1 (me  6.166 banorë)
  • Krushevë –1 (me 9.418 banorë).
Kanë ndërruar jetë 25 pacientë, 12 pacientë nga Shkupi (74, 79, 75, 66, 75, 80, 82, 67, 75, 70, 71 dhe 61 vjeç), 1 nga Kumanova (67 vjeç), 3 nga Prilepi (73, 85 dhe 81 vjeç), 1 nga Struga (81 vjeç), 2 nga Manastiri (47 dhe 74 vjeç), 2 nga Gostivari (45 dhe 84 vjeç), 1 nga Gjevgjelia (75 vjeç), 1 nga Berova (85 vjeç), 1 nga Delçeva (87 vjeç) dhe 1 pacientë nga Negotina (65 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 1.059 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 152-Kumanovë 154-Dibër 5-Shtip 28-Prilep 52-Tetovë 130-Strugë 37-Veles 20-Manastir 30-Ohër 64-Kavadarci 40-Gostivar 205-Gjevgjeli 22-Strumicë 3-Kriva Pallankë 9-Koçani 13-Probishtip 5-Demir Hisar 10-Makedonski Brod 2-Pehçevë 4-Berovë 8-Valandovë 14-Vinicë 2-Delçevë 4-Sveti Nikolë 15-Resnjë 10-Negotinë 21.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 349.742 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 68.332, numri i pacientëve të rikuperuar është 44.705, numri i vdekjeve është 1.949 dhe numri i rasteve aktive është 21.678.
Maska
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>